Lidhje

SHBA: demokratë dhe republikanë vazhdojnë fushatën elektorale - 2002-11-03


Në Shtetet e Bashkuara, demokratët dhe republikanët vazhdojnë fushatën elektorale në mbarë vendin, dy ditë para zgjedhjeve kombëtare, shtetërore dhe lokale të së martës, që mund të kenë pasoja të rëndësishme përsa i përket kontrollit në Kongres.

Presidenti Bush do të marë pjesë në një numër tubimesh në pjesën qendrore të vendit, në mbështetje të kandidatëve republikanë të përfshirë në gara të forta me rivalët e tyre demokratë.

Analistët thonë se këto zgjedhje do të jenë provë nëse presidenti Bush mund të ruajë popullaritetin e tij, megjithë veprimtarinë e dobët ekonomike dhe luftën e mundshme me Irakun.

Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Në 36 shtete do të zhvillohen zgjedhjet edhe për guvernatorë.

Edhe demokratë të njohur, si ish-presidenti Klinton dhe ish-nënpresidenti Al Gore, vazhdojnë fushatat në mbështetje të kandidatëve të partisë së tyre. //az//

XS
SM
MD
LG