Lidhje

Në Turqi vazhdon numërimi i votave - 2002-11-03


Numërimi i votave vazhdon në Turqi, ku parashikohet që partitë në pushtet të mos kenë siguruar numrin e nevojshëm të votave për të marrë pjesë në parlamentin dhe qeverinë e re.

Rezultatet paraprake nuk janë përfundimtare, por një zyrtar i lartë i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim tha se ato tregojnë që partia e tij, e cila nuk ka marrë pjesë asnjëherë në qeverisje, ka fituar votat e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re njëpartiake. Megjithë rrënjët e saj islamiste, kjo partia ngul këmbë se është më tepër e interesuar në mirëqenien shoqërore, sesa në fe.

Sondazhet para zgjedhjeve tregonin se votuesit turq përkrahin partinë e re dhe premtimet e saj për të luftuar varfërinë, korrupsionin dhe papunësinë.

Kryeministri i tanishëm, Bulent Eçevit, dhe institucioni laik i Turqisë e akuzojnë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim se ka një program islamist që mund të kërcënojë vendin. //az//

XS
SM
MD
LG