Lidhje

Amnesty International akuzon forcat izraelite për krime lufte - 2002-11-04


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International akuzon forcat izraelite se kanë kryer krime lufte gjatë ofensivës së tyre ushtarake këtë vit në Bregun Perendimor.

Në një raport të kësaj organizate akuzohen ushtarët izraelitë për vrasje të paligjshme, tortura dhe keqtrajtime të të burgosurve, përdorimin e civilëve palestinezë si mburoja njerëzore, shkatërrimin e panevojshëm të shtëpive dhe bllokimin e ndihmave mjeksore për viktimat e inkursioneve izraelite.

Ushtria izraelite i hodhi poshtë akuzat duke thënë se infrastruktura e ekstremistëve palestinezë ishte vendosur qëllimisht në qendër të popullatës civile për t’i shërbyer si mburojë.

Izraeli ndërmori operacionin e tij ushtarak në Bregun Perendimor në fund të muajit mars, pas vrasjes së dhjetra izraelitëve në sulmet vetvrasëse me bombë. //kk//

XS
SM
MD
LG