Lidhje

Komisioni i Posacem per Veprimtarine e SHISH-it mbyll hetimet - 2002-11-04


Komisioni Hetimor i Parlamentit për Shërbimin Informativ, zhvilloi sot mbledhjen e tij të fundit, duke i hapur rrugë hartimit të raportit përfundimtar. Raporti do të përpilohet nga kryetari Spartak Ngjela dhe më pas, ai do te shqyrtohet nga vetë komisioni, para se të kalojë në Parlament.

Në dy muaj komisioni hetoi dokumentacionin dhe arkivat e shërbimit sekret shqiptar dhe morri në pyetje ish-drejtues të tij dhe politikanë të lartë të shtetit. Kryeministri Fatos Nano raportoi dy herë, ndërsa në një seancë më vete dëshmoi edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Shkeljet financiare, vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari dhe raporti i shërbimit sekret me opozitën ishin tre shtyllat e hetimit.

Dy cështjet e fundit ishin ato që shkaktuan edhe më shumë debate dhe që sollën pozicionime të ndryshme mes përfaqësueve të dy kampeve politike brenda komisionit. Sipas opozitës, ish-drejtuesi I SHISH-it, Fatos Klosi është përgjegjës për vrasjen e deputetit Hajdari dhe akuzohet se ka përndjekur dhe ka synuar eliminimin e opozitës, një përfundim i cili të paktën deri tani është kundërshtuar nga socialistët. Pikërisht kjo ndarje ngre pikëpyetje të shumta lidhur me raportin përfundimtar. A do të firmoset, apo jo nga të gjithë anëtarët?

Kryeministri Fatos Nano thirri sot përfaqësuesit e partisë së tij në komision për t’i kërkuar atyre që të mos krijojnë probleme në hartimin e raportit dhe të mbështesin përfundimet e paraqitura edhe prej tij javën e shkuar. Ne perfundime thueht se zoti Klosi, përvec shkeljeve financiare i ka shërbyer qarqeve brenda së majtës, ka shkelur ligjet në rekrutimet, ka abuzuar me nxjerrjen në shtyp të materialeve sekrete, si dhe ka patur marrëdhënie të dyshimta me elementë të inkriminuar. Në grupin parlamentar kryeministri hasi në një rezistencë të hapur të deputetëve të tij. Por edhe sot, ai nuk ka arritur të shkëpusë një premtim nga përfaqësuesit socialistë të komisionit, të cilët janë shprehur se nuk mund të firmosin për akuza, të cilat sipas tyre, nuk janë vërtetuar nga hetimi i bërë.

Përvec hetimit parlamentar për cështjen Klosi është hapur hetim edhe nga Prokuroria, pas denoncimit të kryeminstrit Nano për abuzime financiare në Shërbimin Informativ Shqiptar.

XS
SM
MD
LG