Lidhje

Një grup shqiptarësh dhe rumunësh donin të rrrëmbenin Posh Spice - 2002-11-04


Një gjykatë në Londër vendosi që pesë persona të mbahen në burg, nën akuzat për të grabitur një firmë ankandesh në Londër.

Ata janë mes nëntë personave të arrestuar të dielën dhe të shtunën nën dyshimet për një komplot për rrëmbimin e këngëtares Victoria Beckham, ish-pjesëtares së grupit Spice Girls.

Në akuzat e së hënës bëjnë pjesë vjedhja e një turbani me gurë të çmuar i kompanisë së ankandeve Sotheby’s. Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se gjykata caktoi 11 nëntorin si datë për seancën e ardhshme gjyqësore ndaj tyre.

Një zëdhënës i Scotland Yard tha të hënën se autoritetet do të vazhdojnë të hetojnë mbi komplotin që mendohet se ishte organizuar për rrëmbimin e zonjës Beckham, gruaja e kapitenit të skuadrës angleze të futbollit, David Beckham.

Policia i arrestoi nëntë personat në lidhje me komplotin e rrëmbimit, pas një shkrimi me të dhëna në një gazetë britanike, gazetarët e së cilës kishin marrë vesh për planin. Katër të dyshuarit e tjerë u liruan, pasi tre prej tyre paguan garancinë dhe njëri pasi nuk pati akuza ndaj tij.

Personat, që thuhet se ishin rumunë dhe shqiptarë, njoftohet se donin të mbanin peng zonjën Beckham dhe mundësisht edhe dy fëmijët e saj, dhe të kërkonin 7.8 milionë dollarë për lirimin e tyre.//kk//

XS
SM
MD
LG