Lidhje

Komandë e re speciale ushtarake amerikane në Bririn e Afrikës - 2002-11-05


Departamenti amerikan i Mbrojtjes njofton se po vendos një komandë speciale ushtarake në Bririn e Afrikës për të vëzhguar dhe ndjekur terroristët që përpiqen të hyjnë, të fshihen, të stërviten apo të organizohen në vende si Jemeni dhe Somalia.

Këto dy vende janë shikuar prej kohësh si vendstrehim për terroristët. Mendohet se terroristët e dëbuar nga Jemni po kërkojnë strehim në Bririn e Afrikës, veçanërisht në Somali, e cila nuk ka një qeveri qendrore.

Vetëm 30 kilometra ujë në pikën më të ngushtë të Detit të Kuq ndajnë Jemenin nga Xhibuti në kep të Bririt.

Për të bashkërenduar operacionet në rajon, Pentagoni po krijon një ekip special të përbashkët prej 400 vetash, i kryesur nga një gjeneral i Korpusit të Marinsave që është përgatitur të niset së shpejti për në Bririn e Afrikës.

Të paktën 2 mijë marinsa janë tashmë në bordin e një anijeje amfibe në rajon dhe 800 trupa të tjerë janë të vendosur në Xhibuti.

Pritet që komanda e re të zhvendoset branda 90 ditësh nga një anije në Detin e Kuq për në qendrën e re në Xhibuti.

Shefi i shtebeve të bashkuara të forcave amerikane, gjeneral Richard Myers, thotë se Briri i Afrikës është një rajon plotë lëvizje përsa i përket qarkullimit të personave të dyshuar si terroristë, armëve, lëndëve plasëse e ndoshta të armëve të shkatërrimit në masë.//xh//

XS
SM
MD
LG