Lidhje

Presidenti Bush voton në Crowford të Texasit - 2002-11-05


Pas javës së fundit me fushatë intensive, presidenti e hodhi votën tij në një atmosferë të qetë në një stacion zjarrfikësash, jo larg nga ferma e tij në Teksas. Teksa dilte nga ndërtesa e bardhë ai u ndal për të vënë autografë në disa poster të fushatës dhe të bisedojë pak me fqinjë dhe një grup gazetarësh. ”Shpresoj që njerëzit të votojnë, tha ai dhe i inkurajoj njerëzit në gjithë vendin që të votojnë”. Pjesëmarrja pritet të jetë një faktor me rëndësi në këto zgjedhje, ku shumë nga garat janë mjaft të forta. Vetëm disa vota mund të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë kongresin. Demokratët kanë kontrollin në Senat me një diferencë fare të ngushtë prej një vote, ndërsa republikanët kanë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve. Tradicionalisht, partia e presidentit humb vende në zgjedhjet që mbahen në mes të mandatit presidencial. Por presidenti Bush shpreson të sfidojë historinë me fitore të republikanëve. Ai ka bërë gjithashtu fushatë për kandidatët për guvernatorë. 36 nga 50 shtete po votojnë sot për guvernatorët.

//rd//

XS
SM
MD
LG