Lidhje

Sharon: zgjedhjet e parakohshme në Izraeli do të mbahen brenda 90 ditësh - 2002-11-05


Pasi dështoi në përpjekjet për formimin e një koalicioni të ri qeveritar, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 90 ditësh.

Rivali i zotit Sharon në Partinë Likud, Benjamin Netanyahu, ra dakord të shërbente në postin e ministrit të Jashtëm, nëse kryeministri pranonte kushtet e tij për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pritet që zoti Netanyahu të bëjë betimin të merkurën si ministër i jashtëm i Izraelit.

Një zëdhënës i parlamentit izraelit tha se votimi do të mbahet më 28 janar nën një dekret që përcakton afat të prerë për zhvillimin e zgjedhjeve. Koalicioni qeveritar i kryeministrit Sharon u shëmb javën e kaluar.

Ndërkohë, në incidentet e dhunës, trupat izraelite vranë të martën dy palestinezë të armatosur në Rripin e Gazës.//xh//

XS
SM
MD
LG