Lidhje

Shtetet e Bashkuara kërkojnë një rezulutë të ashpër mbi Irakun - 2002-11-05


Më 1991 Amerika udhëhoqi një koalicion ndërkombëtar për të çliruar një vend mysliman, Kuvajtin, e pushtuar nga një tjetër vend mysliman, Iraku. Më 1999 trupa të Shteteve të Bashkuara u bashkuan me vendet e Natos për të shpëtuar myslimanët e Kosovës. Sot trupa amerikane ndodhen në Afganistan, duke ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi mysliman, pasi e çliruan atë nga regjimi shtypës Taleban. Shtetet e Bashkuara nuk shkuan në këto vende si pushtues, por si çlirimtarë.

Tani ekziston një rrezik tjetër. Dhe përsëri ai vjen nga Iraku. Iraku ka një histori agresioni dhe një program për armë të shkatërrimit në masë. Më 1991 si kusht për t’i dhënë fund Luftës së Gjirit Persik, regjimit të Sadam Huseinit iu kërkua të çarmatoset dhe t’i japë fund mbështetjes së grupeve terroriste. OKB-ja miratoi rezoluta, në të cilat kërkohej që Sadam Huseini të asgjësonte armët e tij kimike e biologjike dhe raketat balistike dhe t’i jepte fund programit të tij për armë bërthamore.

Regjimi irakian i Sadam Huseinit i ka shkelur të gjitha detyrimet e tij. Ai u ka dhënë strehë dhe ndihmë terroristëve dhe ushtron terror kundër popullit irakian. Pakica kurde e Irakut ka qenë viktimë e sulmeve me armë kimike. Siç ka thënë presidenti Bush, “e gjithë bota ka qenë dëshmitare e historisë 11-vjeçare të Irakut, e karakterizuar nga mospërfillja, mashtrimet dhe pabesia.”

Siç ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë të ashpër, e cila t’u japë mundësi inspektorëve që të kthehen në këtë vend me një komplet normash të rrepta, për të parë në se Iraku do të bashkëpunojë. Në se Iraku do të bashkëpunojë, vuri në dukje Sekretari Powell, atëhere ne do t’i gjejmë një zgjidhje paqësore problemit, në se përfundom me çarmatimin e Bagdatit. Por ne dime edhe që Iraku nuk do të bashkëpunojë në se nuk përballet me faktorin presion në formën e një force të mundshme ushtarake dhe ne duam të sigurohemi që ky presion do të ushtrohet.

//rd//

XS
SM
MD
LG