Lidhje

Human Rights Watch kritikon qeverinë shqiptare për presion ndaj shtypit - 2002-11-05


Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch thotë se qeveria shqiptare e ka shtuar ditët e fundit presionin ndaj shtypit në vend.

Me anë të një deklarate, Human Right Watch thotë se javën e kaluar qeveria mori masa ndaj kompanisë, pronë e së cilës është njëra prej gazetave kryesore shqiptare, Koha Jonë, pasi ajo botoi artikuj ku kritikohej kryeministri Fatos Nano.

Kompania thotë se inspektorët bllokuan të gjitha dokumentet financiare të saj duke vështirësuar kryerjen e operacioneve të përditshme. Organizata me qendër në New York i kërkoi Bashkimit Evropian të përqendrohet tek liria e shtypit, gjatë bisedimeve për asociim-stabilizimin me qeverinë shqiptare. Ajo thotë se para se të zhvillohen bisedimet, organizmi prej 15 anëtarësh duhet t’i kërkojë Shqipërisë që t’i japë fund ndërhyrjeve të qeverisë në lirinë e shtypit.

//rd//

XS
SM
MD
LG