Lidhje

Republikanët marrin nën kontroll Senatin - 2002-11-06


Republikanët morën në kontroll Senatin, duke përmbysur epërsinë me një vend më shumë që gëzonin demokratët. Fitorja kryesore u sigurua në Missouri, ku Jim Talent fitoi vendin e 50 për partinë e tij.

Disa orë më pas, në Minnesota, republikani Norm Coleman mundi ish-nënpresidentin Walter Mondale në një prej garave më me interes në këto zgjedhje. Deri tani demokratët kanë fituar 46 vende, ndërkohë që në dy gara ende nuk është përcaktuar fituesi.

Në Louisiana, një senatore demokrate mundi tre sfiduesit e saj republikanë, por nuk arriti të marrë 50 për qind të votave që nevojiten për të shmangur një raund të dytë. Rezultati i zgjedhjeve për në Senat është ende i papërcaktuar në shtetin e Dakotës së Jugut.

XS
SM
MD
LG