Lidhje

Netaniahu komenton për mbështetjen amerikane në Lindjen e Mesme - 2002-11-06


Kryeministri izraelit Ariel Sharon hodhi poshtë komentet e ministrit të ri të jashtëm, Benjamin Netanyahu se mbështetja amerikane në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme është pezulluar për shkak të situatës me Irakun.

Zoti Sharon u tha biznesmenëve sot në Izrael se ai nuk do të ndërmerrte asnjë hap që do të rrezikonte mirëkuptimin e thellë strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Netanyahu ishte shprehur se i ashtuquajturi plan amerikan për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve është pezulluar për shkak të veprimeve të mundshme ushtarake amerikane në Irak.

Zoti Netanyahu thotë se ai do t’i bëjë sfidë zotit Sharon në zgjedhjet për udhëheqësin e partisë Likud që do të mbahen në prag të zgjedhjeve të përgjithëshme në Izrael vitin e ardhshëm. Zyrtarët palestinezë thonë se ndryshimet politike në Izrael mund ta bëjnë më të vështirë rifillimin e përpjekjeve të paqes.

//rd//

XS
SM
MD
LG