Lidhje

SHBA: Gephardt, do të japë dorëheqjen - 2002-11-06


Në Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Dick Gephardt, tha në një deklaratë me shkrim se do të largohet nga ky post por se do të qendrojë në Kongres.

Fitorja e ndjeshme e republikanëve po i shtyn demokratët të debatojnë midis tyre për të kuptuar se ku gabuan. Disa ligjvënës demokratë kanë bërë thirrje për ndryshime në udhëheqje.

Dy figura të njohura demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e Kalifornisë dhe Martin Frost i Teksasit, shpallën kandidaturën për udhëheqës të pakicës demokrate.

//rd//

XS
SM
MD
LG