Lidhje

Rusia një hap më pranë Organizatës Botërore të Tregëtisë - 2002-11-07


Bashkimi evropian njohu zyrtarisht Rusinë si ekonomi tregu, duke i dhënë një shtytje mundësive për anëtarësimin e këtij vendi në Organizatën Botërore të Tregëtisë. Një deklaratë e Bashkimit Evropian e quajti këtë hap një njohje të përparimit të rëndësishëm që Rusia ka arritur në zbatimin e parimeve të ekonomisë së tregut.

Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Rusinë si ekonomi tregu në fillim të vitit. Ekonomistët thonë se vendimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë Rusinë në negociatat e saj për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregëtisë, që është ndër objektivat kryesore të presidentit Vladimir Putin.

//rd//

XS
SM
MD
LG