Lidhje

Rugova emëron Senatorin Dole si Përfaqësuesin e Lartë të Kosovës në SHBA - 2002-11-07


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova emëroi Senatorin Bob Dole si Përfaqësues të Lartë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim të bërë nga zyra e Presidentit Rugova, thuhet se zoti Dole emërohet prej tij si ambasador nderi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Zyra e Senatorit Dole, thuhet në njoftim, do të përfaqësojë interesat e Kosovës në Washington.

Në njoftim thuhet gjithashtu se senatori Dole është mik i madh i Kosovës dhe gjatë më shumë se një dekade ka përkrahur çështjen e saj për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ish senatori nga Kansasi ka qenë kandidat për president në zgjedhjet e vitit 1996, ku humbi ndaj ish presidentit Klinton. Ai ka qenë për një periudhë të gjatë udhëheqës i republikanëve në senatin amerikan. Që nga viti 1997, zoti Dole është kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

//rd//

XS
SM
MD
LG