Lidhje

Bushi paralajmëron Irakun kundër shkeljes së rezolutës së OKB-së - 2002-11-08


Presidenti Bush paralajmëroi Irakun që të mos shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i kërkon Bagdadit të dorëzojë armët e shkatërrimit në masë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha të shtunën se Iraku duhet të veprojë pa vonesë në përputhje me rezolutën dhe të bashkëpunojë plotësisht me inspektorër e OKB-së për armët.

Presidenti amerikan tha se rezoluta i jep qeverisë irakiane rastin e fundit. Ai theksoi se në qoftë që Iraku nuk bashkëpunon, administrata e tij do të sigurojë që vullneti i botës do të çohet në vend.

Iraku njofton se udhëheqësit e tij po e studiojnë rezolutën, të cilën Këshilli i Sigurimit e miratoi dje njëzëri.

Para një takimi të ministrave të Jashtëm të Lidhjes Arabe në Kairo, ministri i Jashtëm irakian, Naxhi Sabri, tha se ndryshimet e fundit në rezolutë, të kërkuara nga disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, kanë bllokuar synimin e Shteteve të Bashkuara për përdorimin e forcës kundër Irakut.

Përgjithësisht, zyrtarët arabë po i bëjnë thirrje Irakut që të respektojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta i jep Bagdadit afat deri të premtën të pranojë urdhrin për çarmatim dhe 23 ditëtë tjera të dorëzojë gjithë informacionin për programin e armëve.//xh//

Zyrtarë të Pentagonit thanë se trupa amerikane janë të gatshëm për veprim nëse presidenti Bush arrin përfundimin se veprimet ushtarake kundër Irakut janë të nevojëshme.

Kina, Franca dhe Rusia lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se rezoluta nuk parashikon përdorimin automatik të forcës. Të tre këto vende thonë se Këshilli i Sigurimit duhet të mblidhet përsëri për të vendosur se ç’duhet bërë nëse Iraku nuk vepron në përputhje me kërkesat e OKB-së.

XS
SM
MD
LG