Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Greqia - aleatë shumëvjecarë - 2002-11-08


Greqia është një aleate e vlefshme në luftën kundër terrorizmit botëror nën udhëheqjen e Shteteve të Bashksuara. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, pilotët greke ishte mes atyre që patrulluan hapësirën ajrore amerikane me avionë të NATO-s. Personeli grek dhe ai amerikan shërbyen së bashku në detin Arabik dhe në Afganistan. Kohët e fundit, autoritete greke arrestuan dhjetra persona që kishin lidhje me grupin terrorist 17 nëntori.

Që nga viti 1975, terroristët e këtij grupi kanë kryer një fushatë vrasjesh të zyrtarëve dhe biznesmenëve grekë dhe të huaj. Në qershor të vitit 2 mijë, terroristët e grupit 17 Nëntori vranë atasheun ushtarak britanik në Greqi, Stephen Sanders. Terroristët e grupit 17 nëntori kanë vënë në shenjestër edhe firma biznesi të Bashkimit Evropian në Greqi. Kryeministri grek Kostas Simitis është shprehur se me arrestimet e kohëve të fundit, ”Demokracia ka mposhtur terrorizmin dhe ka vendosur një ndjenjë sigurie në shoqërinë greke.”

Por partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shtrihet përtej kufijve të luftës kundër terrorizmit. Këtë muaj është 17-vjetori i Dhomës së Tregëtisë Helenike-Amerikane. Marc Grossman, Nën-sekretar i Shtetit për Çështjet Politike, tha në Athinë se ”Investimet dhe tregëtia janë motorrët e marrëdhënieve greko-amerikane.”

Që nga vitet ’80, tregëtia midis Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë thuajse është dy-fishuar. Shtetet e Bashkuara janë ndër investitorët më të mëdhenj në Greqi dhe fuqia blerëse e Greqisë vazhdon të zgjerohet me një ritëm të shpejtë.

Në muajin janar, Greqia merr presidencën e Bashkimit Evropian . Greqia do të vihet në udhëheqje të organziatës rajonale në një peridhë të rëndësishme, gjatë zgjerimit të radhëve të BE me anëtarë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, si dhe Qipron. Gjithashtu, në vitin 2004 në Greqi do të zhvillohen Lojërat Olimpike. Këto lojëra u zhvilluan për herë të parë në Greqi dhe lojërat e vitit 2004 do të bëjnë të mundur njohjen e Greqisë nga e gjithë bota.

Siç ka thënë presidenti George w. Bush, ”Greqia dhe Amerika kanë qenë aleatë gjatë luftrave të shekullit të 20-të kundër nazizmit, komunizmit sovjetik dhe kundër agresionit irakian. Të dy vendet tona, tha presidenti, i lidh historia, tregëtia, respekti reciprok, idealet e përbashkëta dhe një prej aleancave më të rëndësishme të botës.”//lk //

XS
SM
MD
LG