Lidhje

Dy ligjvenës synojnë postin e udhëheqësit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve - 2002-11-09


Ligjëvënësi nga shteti Tennessee, Harold Ford dhe ligjvenësja e Kalifornisë, Nancy Pelosi, thonë se do të konkurrojnë për postin e zotit Dick Gephard, si udhëheqës i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Ford tha dje se njerëzit duan një udhëheqje të re në Partinë Demokrate. Fakti që demokratët nuk mundën ta ruajnë kontrollin në Senat dhe të fitonin vende të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve, i ka shqetësuar thellë shumë anëtarë të Partisë Demokrate.

Ligjvenësja nga Kalifornia, Nancy Pelosi, demokratja numër 2 në Dhomën e Përfaqësuesve, thotë se gëzon mbështetje të madhe për të fituar postin e udhëheqëses së pakicës.

Po të zgjidhet ajo do të bëhet gruaja e parë, që udhëheq njërën nga partitë në Kongres. Kurse zoti Ford do të ishte afrikano-amerikani i parë. Zgjedhja zyrtare do të zhvillohet javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG