Lidhje

Protesta masive në Itali kundër globalizimit dhe një lufte të mundshme në Irak - 2002-11-09


Qindra mijëra demonstrues nga e gjithë Evropa marrshuan të shtunën në mënyrë paqesore nëpër pjesën historike të qytetit italian të Firences për të protestuar kundër globalizimit dhe një lufte të mundshme në Irak.

Procesionet në formë karnavalesh me pjesëmarrjen e rreth 500 mijë vetave dënuan politikën amerikane ndaj Irakut dhe efektet negative të globalizimit ekonomik.

Demonstruesit me flamurë dhe pankarta i mbushën rrugët anësore dhe marshuan deri në stadiumin e futbollit, ku u mbajtën fjalime dhe një koncert. Forcat e rendit ishin dislokuar me kapacitet të plotë për të penguar aktet e dhunës. Marrshimi shënoi kulmin e Forumit të parë Social Evropian kundër Globalizimit i cili filloi të mërkurën dhe merr fund të dielen.

XS
SM
MD
LG