Lidhje

Administrata amerikane:  rezoluta e re - mesazh i fortë Irakut - 2002-11-10


Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bush thonë se rezoluta e re e Kombeve të Bashkuara i dërgon një mesazh të fortë Irakut. Ata thonë se do të presin për shenja rreth respektimit të rezolutës nga Iraku dhe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë po qe se Bagdadi nuk pranon të çarmatoset.

Zyrtarë të administratës nuk lënë asnjë dyshim kur thonë se janë të gatshëm ti japin kohë procesit që të funksionojë përmes Këshillit të Sigurimit. Por këshilltarja e presidentit për Sigurimin Kombëtar, Condoleezza Rice, paralajmëron se nëse udhëheqësi irakian, Sadam Husein nuk pranon ta zbatojë rezolutën dhe Kombet e Bashkuara nuk marrin masat e duhura, Amerika do të veprojë. ”Sadam Husein e kupton dhe duhet ta kuptojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, të vendeve aleate e tani edhe të OKB-së për tu siguruar që udhëheqësi irakian çarmatoset”, tha zonja Rice.

Gjatë një interviste në emisionin This Week të rrjetit televiziv ABC, ajo u pyet lidhur me faktin që udhëheqësi irakian ka thirrur një seancë urgjente të parlamentit për të shqyrtuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara. ”Kjo është qesharake. Saddam Hussein është diktator me pushtet absolut dhe tiran. Ideja se ai pret që parlamenti irakian të debatojë mbi këtë çështje është absurde, pasi ata nuk kanë debatuar asnjëherë lidhur me diçka të tillë. Çuditem, tha zonja Rice që Sadam Husein po merr mundimin ta çojë deri në fund këtë lojë”.

Ajo thotë se nuk ka besim që Iraku do ta zbatojë rezolutën. Sekretari i Shtetit, Colin Powell, tha për emisionin Face the Nation të rrjetit televiziv CBS se do të presë e shikojë se si vepron Saddam Husseini. Ai tha se Iraku duhet ta kuptojë që thirrja për t’u çarmatosur nuk është "kërcënim për të kaluar radhën". //az//

XS
SM
MD
LG