Lidhje

Uraganët shkaktojnë vdekjen e të paktën 33 vetave në SHBA - 2002-11-11


Një numër uragansëh goditën pjesën juglindore dhe atë qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 33 vetave dhe shkatërruar një numër qytetesh të vogla. Rreth 150 veta figurojnë të humbur.

Stuhitë e furishme goditën një zonë të gjerë, duke filluar nga shtetet jugore Tenesi e Alabama e deri në shtetin Ohio. Mes atyre që humbën jetën janë 16 në Tensi, të paktën 9 në Alabama dhe pesë në Ohio.

45 nga personat që figurojnë të humbur janë në qytezën Mossy Grove të shtetit Tenesi. Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe lëndimin e shumë njerëzve, si edhe shembjen e ndërtesave, rrëzimin pemëve dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në disa shtete.//xh//

XS
SM
MD
LG