Lidhje

Intervistë me koordinatorin e Programit për Korrupsionin të USID-it, Fatbardh Kadilli - 2002-11-12


Disa dhjetra shoqata jo qeveritare të cilat janë bashkuar në atë që quhet Koalicioni i Luftës kundër Korrupsionit, kanë shpallur këtë javë si java kundër këtij fenomeni.

Ky koalicion i shoqërisë civile shqiptare i nxitur nga program i USAID, Agjencisë amerikane të Zhvillimit, synon që nëpërmjet veoprimtarive të tij të krijojë një opinion gjithnjë e më të ndjeshëm kundër korrupsionit dhe të nxisë në këtë mënyrë strukturat qeveritare për të luftuar kundër këtij fenomeni.

Shqipëria është një ndër vendet që vazhdon të mbetet e renditur ndër shtetet me nivel më të lartë të korrupsionit, vecanërisht në sistemin e drejtësisë dhe në administratën publike. Megjithëse gjatë këtij viti ka një rritje të numrit të personave të denoncuar për korrupsion, sipas prokurorisë, shifrat vazhdojnë të jenë ende larg realitetit. Pak kohë më parë duke folur në parlament Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku deklaroi se tenderat janë burimi kryesor i korrupsionit të zyrtarëve shtetëror.

//rd//

XS
SM
MD
LG