Lidhje

Kompania kompiuterike Microsoft planifikon të investojë në Indi - 2002-11-12


Bill Gates, drejtues i gjigandit të programeve kompiuterike Microsoft si edhe njeriu më i pasur në botë, thotë se kompania e tij ka në plan të investojë 400 milionë dollarë në Indi për të mbështetur kualifikimin në teknologjinë informative. Në një deklaratë të nxjerrë të martën, 12 nëntor, në New Delhi, zoti Gates tha se ky investim do të bëhet gjatë 3 viteve të ardhshme dhe do të përfshijë fonde për të zgjeruar qendrat e kompanisë së tij për zhvillimin e programeve kompiuterike si dhe për të përmirësuar aftësitë për të përdorur kompiuterat në Indi. Të hënën, zoti Gates premtoi të dhurojë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Indinë të luftojë përhapjen e Sidës. Zoti Gates mbërriti të hënën, 11 nëntor, në Indi për një vizitë 4 ditëshe. //ad//

XS
SM
MD
LG