Lidhje

Berisha: t'u jepet fund incidenteve kunder pakicave - 2002-11-16


Në Lucerne të Zvicrës po zhvillohet konferenca mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët, ku marrin pjesë personalitete politike dhe studiues nga vendet ballkanike.

Në konferencë po diskutohen disa nga çështjet më të debatuara që lidhen me shqiptarët: statusi përfundimtar i Kosovës, rrugët për krijimin e një shoqërie shumë-etnike dhe të integruar në Maqedoni, roli i Evropës dhe i Shteteve të Bashkuara për inkurajimin e zhvillimeve paqësore në rajon, statusi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe roli i Shqipërisë në Ballkan.

Në intervistën që i dha Zerit te Amerikes nga Zvicra, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, tha se shqiptarët e Kosovës duhet të ndalin çdo incident kundër pakicës serbe.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me Serbinë ai theksoi se rryma e bashkëpunimit është e pakthyeshme por Serbia duhet që së pari të kërkojë ndjesë për veprimet e saj të kaluara./ii

XS
SM
MD
LG