Lidhje

FBI paralajmëron për një goditje të re terroriste - 2002-11-16


Në Shtetet e Bashkuara, Byroja Federale e Hetimeve tha se al-Qaida po planifikon ndoshta një goditje terroriste ”spektakolare” me synimin për të shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha në ekonominë amerikane.

Në paralajmërimin e FBI-së thuhej se objektet e përparësisë kryesore janë aviacioni, nafta, sektorët bërthamorë si dhe monumentet kombëtare.

Shtëpia e Bardhë thotë se po shtohen masat e sigurisë. Ndërkohë, sipas njoftimeve që citojnë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, një anëtar i lartë i rrjetit terrorist të al-Qaidës është arrestuar dhe po mbahet në një vend që autoritetet nuk e përmendin.

Deri tani nuk është dhënë asnjë informacion se ku dhe kur është bërë arrestimi apo se cili është personi në fjalë./ii

XS
SM
MD
LG