Lidhje

Presidenti Bush: angazhimi i Irakut duhet të pasohet me vepra - 2002-11-16


Presidenti Bush thotë se vendimi i Irakut për t’iu nënshtruar inspektimeve të Kombeve të Bashkuara për armë duhet të pasohet me vepra. Ai thotë se do të përdorë forcën për të çarmatosur Saddam Husseinin, nëse ai shkel rezolutën e OKB-së.

Presidenti Bush thotë se udhëheqësi irakian duhet ta mbajë premtimin e tij për të lejuar inspektorët e Kombeve të Bashkuara të kontrollojnë pa kufizime vendet, ku dyshohet se Iraku ka armë. “Ne kemi dëgjuar zotime të tilla më parë dhe ato vazhdimisht nuk janë mbajtur. Amerika dhe bota po i ndjekin nga afër veprimet e Saddam Husseinit. Çdo mospërfillje apo vonesë do të tregojë se ai do të fillojë përsëri mashtrimet dhe në një rast të tillë pasojat do të ishin serioze”.

Rezoluta e OKB-së parashikon që në rast shkeljeje, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi pasojat, por ajo nuk e pengon presidentin Bush që të ndërmarrë veprime nga ana e tij kundër Irakut.

Presidenti e përsëriti këtë kërcënim gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio sot dhe tha se ose Saddam Hussein do të heqë dorë nga armët e shkatërrimit në masë, ose përndryshe Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë një koalicion për çarmatosjen e tij. //az//

XS
SM
MD
LG