Lidhje

Koreja e Veriut njoftoi për herë të parë se ka armë bërthamore - 2002-11-17


Korea e Veriut ka njoftuar për herë të parë se zotëron armë bërthamore. Në një koment të transmetuar dje nga radio Feniani thuhet se Koreja e Veriut ka zhvilluar armë të fuqishme, përfshirë edhe një arsenal bërthamor, për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të imperialistëve amerikanë, siç shprehet ajo.

Ky vend i mbyllur komunist akuzon Shtetet e Bashkuara se po përpiqen ta izolojnë atë nga pjesa tjetër e botës dhe të dëmtojnë reputacionin e saj duke pretenduar se Feniani ka shkelur marrëveshjet për armët bërthamore. Ky transmetim u ndoq nga agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, që tha se njoftimi mund të ketë qënë qëllimisht çorientues.

Muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë se Koreja e Veriut kishte pranuar se zotëronte një program armësh bërthamore, por zyrtarët e atij vendi nuk e kanë konfirmuar deri tani këtë deklaratë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se Korea e Veriut mund të ketë një apo dy armë bërthamore.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera vendosën t’i presin furnizimet me karburant dhe naftë Koresë së Veriut për shkak të programit të saj të armëve bërthamore. Këto furnizime ishin premtuar në bazë të marrëveshjeve të vitit 1994 në të cilën Korea e Veriut premtoi se do ta ndërpriste programin e saj të armëve bërthamore.

Në një njoftim tjetër të shtunën, mjetet zyrtare të shtypit koreano-verior paralajmëruan Japoninë se nuk ka asnjë arësye që të mbështesë ndalimin e provave bërthamore për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe të kohëve të fundit. Më 1998, një raketë-provë e Koresë së Veriut fluturoi mbi Japoni duke shkaktuar tronditje tek banorët japonezë.

Korea e Veriut akzuon Japoninë për shkeljen e një marrëveshjeje për të rëmbyerit japonezë dhe dëmshpërblimet për mizoritë e kryera në Gadishullin Korean gjatë sundimit kolonial japonez.//ic//

XS
SM
MD
LG