Lidhje

Operacione ushtarake izralite në Gaza - 2002-11-18


Helikopterë dhe tanke izraelite shkatërruan të hënën në mëngjes disa ndërtesa në kompleksin palestinez të sigurimit në Qytetin Gaza. Zyrtarë izraelitë ngulin këmbë se personeli palestinez i sigurimit në Gaza ka mbështetur veprimtari terroriste dhe ushtria thotë se trupat që morën pjesë në bastisjet gjatë natës, gjetën armë të tipit që përdoren kundër izraelitëve. Të dielën, më 17 nëntor, kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ishte në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor dhe deklaroi se kërkon ta zgjerojë zonën nën kontrollin izraelit në qytetin e ndarë. Vizita e zotit Sharon në Hebron u bë dy ditë pas vrasjes në një pritë të 12 ushtarëve dhe rojeve izraelite të sigurimit. //ad//

XS
SM
MD
LG