Lidhje

Straw: Çarmatosja e Irakut është e pashmangshme - 2002-11-18


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se është i sigurt që Iraku do të çarmatoset. Mirëpo, zyrtari bratanik theksoi se është në dorë të udhëheqësit irakian, Sadam Husein, të vendosë nëse ky objektiv të realizohet në mënyrë paqësore apo me rrugë të tjera. Zoti Straw u tha të hënën gazetarëve në Bruksel se mendon që presidenti Husein është në gjendje të kuptojë se ai do të përballet me pasoja serioze nëse nuk bashkëpunon me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, shprehu mendimin se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shikojë për prirje në qendrimin irakian para se të vendosë nëse Bagdadi bashkëpunon me kërkesat e tij apo jo. //ad//

XS
SM
MD
LG