Lidhje

Inspektorët e armëve kthehen në Irak - 2002-11-18


Inspektorët kryesorë të Kombeve të Bashkuara për armët mbërritën në Irak për të rifilluar kërkimet për armë të ndaluara, për herë të parë pas katër vjetësh. Posa zbriti të hënën, më 18 nëntor nga avioni në Bagdad, kryeinspektori i OKB-së për armët, Hans Blix, u tha gazetarëve se ekipi i tij ndodhet në Irak për shkak se bota kërkon garanci se në atë vend nuk ka armë të shkatërrimit në masë. Zoti Blix dhe Mohamed El Baradei i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kryesojnë një ekip prej 30 vetash, të cilët do të fillojnë punën paraprake në përgatitje të procesit të inspektimeve. Pritet që zyrtarët e lartë të inspektim të takohen me autoritetet irakiane. Inspektimet e para janë në plan të fillojnë më 27 nëntor. //ad//

XS
SM
MD
LG