Lidhje

Shtetet e Bashkuara nuk janë duke zhvilluar një luftë globale kundër iIslamt - 2002-11-19


Që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, preidenti Bush e ka bërë të qartë se koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara janë duke zhvilluar një luftë globale kundër terrorizmit dhe jo kundër islamizmit. Shumica dërrmuese e amerikanëve janë të një mendimi me të. Dhe myslimanët amerikanë, sikurse edhe pakicat e tjera fetare, vazhdojnë të trajtohen me tolerancë dhe respekt. Për fat të keq kohët e fundit disa udhëheqës të krishterë evangjelistë, kanë bërë vërejtje diskredituese ndaj islamizmit.

Siç ka thënë presidenti Bush, “disa nga komentet e bëra ndaj islamizmit, nuk pasqyrojnë ndjenjat e qeverisë sime, apo ato të shumicës së amerikanëve.” Por e drejta për të folur lirisht, sikurse edhe e drejta për t’iu falur zotit lirisht, mbrohet nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë që amerikanët kanë të drejtë të shprehin çdo lloj opinioni, bile edhe opinione që shumicës së bashkatdhetarëve të tyre u duken të pasakta ose të neveritshme.

E rëndësishme, siç ka thënë presidenti Bush, është që lufta kundër terrorizmit, “është luftë kundër atyre individëve, zemrat e të cilëve janë të mbushura me urrejtje.” Dhe jo luftë kundër islamizmit apo ndonjë feje tjetër. Në të vërtetë fushata për të zhdukur rrjetin terrorist al-Qaida të Osama bin Ladenit, është drejtuar kundër një grupi që donte të shtrembëronte kuptimin e islamizmit dhe të zvetënonte qëllimet e tij. Siç ka thënë presidenti Bush, “ka miliona myslimanë amerikanë paqësorë e të dashur” dhe pjesa më e madhe e amerikanëve, i respektojnë myslimanët dhe besimin e tyre.

XS
SM
MD
LG