Lidhje

Demokracia nxit zhvillimin - 2002-11-19


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell tha kohët e fundit se “Komunizmi ka marrë fund, fashizmi ka marrë fund. Sisteme të tjera po vihen në provë, por sistemi që funksion, është demokracia. Demokracia për një vend nënkupton që ai të hyjë në sistemin global të tregëtisë dhe zhvillimit ekonomik, që sjellin begatinë e nevojshme për përmirësimin e jetesës së gjithë njerëzve", - tha zoti Powell. Kjo është sidomos e vlefshme për vendet e Lindjes së Mesme.

Në korrik të këtij viti programi i OKB-së për Zhvillimin dhe Fondi Arab për Zhvillimin Social dhe Ekonomik botuan raportin e parë për Zhvillimin Human të vendeve arabe. Për hartimin e raportit kontribuan dhjetra studjues arabë. Raporti arriti në përfundimin se ”Vala e demokracisë që e ka transformuar mënyrën e qeverisjes në shumicën e vendeve të botës, pothuasje nuk ka arritur të ndjehet në të gjitha vendet arabe. Mungesa e lirive ndikon negativisht në zhvillimin njerëzor",- thotë raporti.

Sipas raportit të OKB-së, shoqëritë e vendeve arabe janë të paralizuara për shkak të mungesës së lirive themelore, shtypjes së grave dhe izolimit nga idetë e reja. Të ardhurat për frymë në vendet arabe janë më të ulëta se kudo gjetkë, me përjashtim ndoshta të Afrikës nën-Saharinae. Prodhimi në vendet arabe është në rënie, kërkimet shkencore atje pothuajse nuk ekzistojnë fare dhe pothuajse gjysma e grave arabe janë analfabete.

Pengesa më e madhe për ndryshimet është mungesa e një sistemi qeverisës të hapur dhe të përgjegjshëm në rajon. Raporti i OKB-së thekson se sundimtarët e vendeve arabe kanë prirjen të qëndrojnë në postet e tyre gjatë gjithë jetës dhe të vendosin dinasti autokratike, të cilat vazhdojnë edhe pas vdekjes së tyre. Rruga më e mirë për vendet arabe që të ndalojnë rënien ekonomike është krijimi i qeverive demokratike. Siç theksohet në raportin e OKB-së, ”Përparimi i zhvillimit njerëzor kërkon qeverisje demokratike, si në formë, edhe në në përmbajtje.” Kjo do të thotë zhvillimi i zgjedhjeve të drejta, kontroll dhe pavarësi për degët e ndryshme të qeverisë dhe liri shprehjeje.

Disa nga vendet arabe po i hapin sistemet e tyre politike, ngaqë e kanë kuptuar se praktikat demokratike përbëjnë një kontribut për zhvillimin ekonomik dhe atë shoqëror. Gjatë vitit të fundit, Bahreini ka zbatuar një sërë reformash politike që premtojnë për një qeveri më përfaqësuese, që mbron të drejtat e qytetarëve dhe punëtorëve. Omani dhe Maroku gjithashtu kanë ndërmarrë hapa për zgjerimin e pjesëmarrjes poltike dhe për t’i dhënë përfaqësuesve të zgjedhur, përfshi gratë, më tepër zë në problemet kombëtare dhe lokale. E njëjta gjë pritet dhe nga Katari. Këto janë hapa të cilat Shtetete Bashkuara i mirëpresin dhe i nxisin.

Presidenti George Bush e ka bërë të qartë se e drejta e demokracisë nuk varet nga pozicioni gjerografik, raca, kultura, apo besimi fetar. Siç tha presidenti Bush, ”Kërkesat e lirisë kërkohet të zbatohen plotësisht në Afrikë dhe Amerikën Latine, si dhe në të gjithë botën islamike. Popujt e vendeve islamike dëshirojnë dhe meritojnë të njëjtën liri, si edhe popujt e vendeve të tjera."// lk //

XS
SM
MD
LG