Lidhje

Kofi Anan: statusi politik i Kosovës do të përcaktohet në bazë të rezolutës 1244 - 2002-11-19


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha të martën në Prishtinë se statusi politik i Kosovës do të përcaktohet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, sipas tij, është ende herët të thuhet se kur do të realizohet një gjë e tillë.

Ai i bëri këto komente në përfundim të vizitës së tij në Kosovë gjatë së cilës u bëri thirrje të gjitha komuniteteve të punojnë së bashku për krijimin e një shoqërie shumë-etnike. //ss//

XS
SM
MD
LG