Lidhje

Ndihma për refugjatë - 2002-11-20


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët jep ndihma për gati 20 milion refugjatë dhe njerëz të tjerë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës i fuqishëm i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara dhe vendi që jep sasinë më të madhe të ndihmave. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë Kombeve të Bashkuara më shumë se 250 milion dollarë për programet e ndihmës për refugjatët. Më shumë se 5 milion dollarë janë dhënë në mbështetje të veprimtarive të OKB-së në ndihmë të fëmijëve dhe grave refugjate.

Një prej sukseseve më të mëdha është arritur në Afganistan, ku mbi 2 milion refugjatë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Arthur Dewey, nën-sekretari amerikan i shtetit për popullatën, refugjatët dhe migracionin, tha: Kjo shifër përbën kthimin më të madh të refugjatëve në 30 vjetët e fundit. Megjithatë, shtoi zoti Dewey, neve kujtohemi vazhdimisht se sa delikat është ky përparim prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë se partneriteti i tij me Afganistanin do të mbetet i fuqishëm në rrugën drejt së ardhmes, që do të jetë e gjatë e herë herë e vështirë.

Gjetkë, veçanërisht në Afrikë, miliona refugjatë kanë pak shpresë për tu kthyer në shtëpitë e tyre në të ardhmen e afërt. Konflikti i brëndshëm në Angolë ka lënë të pastrehë miliona banorë. Lufta midis Eritresë dhe Etiopisë shkaktoi shpërnguljen e rreth 1 milion eritreasve. Në kulmin e saj në vitet 90-të, lufta civile në Somali bëri që më shumë se 1 milion somalezë të kërkonin strehim në vendet fqinje. Tani shumë prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre. Të paktën 400 mijë të tjerë të shpërngulur brënda vendit, nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. Dhe në Siera Leone, lufta civile shkaktoi shpërnguljen e mbi 2 milion njerzve, shumë më tepër se sa një e treta e popullatës. Shumica e tyre janë kthyer tani në shtëpitë e tyre.

Rudd Lubbers, komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha se në rast se gjendja nuk përmirësohet, ekziston shumë pak mundësi për paqe dhe zhvillim në Afrikë. Siç tha edhe nën sekretari amerikan i shtetit Dewey, atmosfera për zgjidhjen e krizave të refugjatëve, veçanërisht nëpërmjet udhëheqjes dhe qeverisjes së mirë, është shumë e rallë.

XS
SM
MD
LG