Lidhje

Londra: Washingtoni i kërkon Britanisë  trupa për një luftë të mundshme kundër Irakut - 2002-11-20


Qeveria britanike thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar të dërgojë trupa për të marrë pjesë në një luftë të mundshme kundër Irakut. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon, tha sot se nuk është marrë ende ndonjë vendim nëse Britania do të pranojë të dërgojë trupa.

Ai tha se hollësitë e plota të propozimit do t’i jepen parlamentit javën e ardhshme, kur do të zhvillohet një debat mbi Irakun. Kërkesa bëhet ndërkohë që njoftohet se administrata e presidentit Bush ka filluar të kërkojë ndihmesa në trupa dhe pajisje nga disa vende për një luftë të mundshme kundër Irakut.

Kryeinspektori i OKB-së për armët Hans Blix u largua nga Bagdati pas dy ditësh bisedimesh konstruktive me zyrtarë të lartë irakianë për rifillimin e kërkimeve për armë të shkatërrimit në masë. //xh//

XS
SM
MD
LG