Lidhje

Dy ushtarë amerikanë plagosen rëndë në Kuvajt - 2002-11-21


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se një person i panjohur plagosi rëndë dy ushtarë amerikan në Kuvajt.

Incidenti ndodhi sot në mëngjes në një rrugë automobilistike jashtë Qytetit Kuvajt. Zyrtarët thonë se njëri nga ushtarët u godit në fytyrë, kurse tjetri në sup, por jeta e asnjerit nuk është në rrezik.

Të dy të plagosurit u dërguan në një spital ushtarak amerikan. Forcat amerikane po zhvillojnë manovra me trupat kuvajtiane.

Muajin e kaluar, dy kuvajtianë hapën zjarr kundër marinsave amerikanë gjatë stërvitjeve në një ishull në afërsi të bregdetit të Kuvajtit. Një marins u vra dhe një tjetër u plagos, para se sulmuesit të vriteshin nga forcat amerikane.

//rd//

XS
SM
MD
LG