Lidhje

NATO vlerëson marrëdhëniet me Rusinë dhe Azinë Qendrore - 2002-11-21


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve më të forta të aleancës me vendet e Azisë Qendrore dhe Rusinë, shtete që luajtën role kyçe në operacionet antiterroriste të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Zoti Robertson tha në mbyllje të takimit të niveluit të lartë në Pragë, se udhëheqësit e aleancës dhe kryetarët e shteteve dhe të qeverive që bëjnë pjesë në nismën e Partneritetit për Paqe, diskutuan mbi parimet për shtimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, zoti Robertson vlerësoi lart Rusinë për bashkëpunimin e saj në luftën kundër terrorizmit. Ai tha se vendet anëtare të aleancës dhe Rusia po punojnë së bashku për zgjidhjen e krizave, zbatimin e reformave në fushën e mbrojtjes dhe po shkëmbejnë informacion rreth kërcënimeve të ardhshme.

Të enjtën, udhëheqësit e Natos ndërmorën një hap historik për zgjerimin e aleancës, duke ftuar Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë për t’u pranuar në Nato në vitin 2 mijë 4.

Në një deklaratë të miratuar njëzëri, udhëheqësit e aleancës pretuan gjithashtu të ndërmarrin hapa të efektshëm për të siguruar vepruar menjëherë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e OKB-së për çarmatim.

Mirëpo, në deklaratë nuk premtohet se 19 vendet anëtare të Natos do të hyjnë në liftë, nëse është nevoja për të detyruar Bagdadin të heqë dorë nga armët e tij të shkatërrimit në masë.//kk//

XS
SM
MD
LG