Lidhje

Mir Zafarullah Khan Xhemail kryeministri i ri i Pakistanit - 2002-11-21


Në Pakistan, parlamenti zgjodhi një përkrahës të presidentit ushtarak, Pervez Musharraf, si kryeministrin e parë civil të vendit që nga grusht shteti ushtarak i vitit 1999.

Mir Zafarullah Khan Xhemail i Lidhjes Myslimane Pakistaneze fitoi sot me rezultat të thellë ndaj rivalëve të tij nga Alenaca Islamike dhe grupi më i madh i opozitës, Partia Popullore e Pakistanit.

Gjenerali Musharraf tha dje se është i gatshëm t’ia kalojë pushtetin menjëherë kryeministrit të ri civil. Mirëpo, ai tha se do të qendrojë në postin e presidentit për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

//rd//

XS
SM
MD
LG