Lidhje

Xhihadi Islamik Palestinez vazhdon aktet terroriste - 2002-11-21


Rreth 10 izraelitë humbën jetën në sulmin e fundit të grupit terrorist palestinez, Xhihadi Islamik. Terroristët goditën më 15 nëntor, ndërkohë që besimtarë hebrenj dhe personel sigurimi po ktheheshin nga Varri i Patriarkëve në Hebron. Në një deklaratë, sekretari amrikan i shtetit, Colin Powell, e quajti sulmin akt të dënueshëm. Ai tha se këto lloj aktesh terrorizmi e dëmtojnë kauzën palestineze dhe duhet të marrin fund.

Xhihadi Islamik palestinez ka marrë përgjegjësinë për sulme të shumta terroriste gjatë viteve të fundit, përfshi një shpërthim vetëvrasës më 5 qershor në një autobus civilësh izraelitë në rrugën midis qyteteve Tiberia dhe Tel Aviv. 17 persona, përfshirë edhe autorin, humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Më 17 korrik, dy terroristë të Xhihadit Islamik palestinez kryen sulme vetëvrasëse në Tel Aviv, duek shkaktuar vdekjen e 3 vetave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve.

I themeluar në vitet ’70, Xhihadi Islamik palestinez është angazhuar të shkatërrojë Izraelin dhe të krijojë një shtet islamik palestinez. Ku grup është kundër qeverive të moderuara arabe, për të cilat thotë se janë njollosur nga laicizmi perëndimor.

Xhihadi Islamik palestinez ka marrë ndihmë financiare nga Irani dhe mbështetje logjistike nga Siria. Ashtu si disa grupe të tjera terroriste, Xhihadi Islamik e ka qendrën në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Siç është shprehur sekretari i shtetit, Colin Powell, është e pamundur të mirret me mend sesi një vend që pretendon të jetë sinqerisht përkrahës i përpjekjeve për paqe, të strehojë grupe të tilla.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në mbështetjen për krijimin e një shteti palestinez që të mund të jetojë në paqe me Izraelin. Siç e ka bërë të qartë presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë terroristët të shkatërrojë mundësitë për arritjen e paqes.

XS
SM
MD
LG