Lidhje

Al-Gore kritikon Presidentin Bush - 2002-11-21


Ish-nënpresidenti amerikan, Al Gore, akuzoi presidentin Bush se po e largon vëmendjen nga lufta e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

Në intervista me gazetat më të njohura të vendit, zoti Gore tha se përqendrimi i presidentit ndaj Irakut i ka dhënë mundësi rrjetit terrorist al-Kaida të riorganizohet dhe po e lë Afganistanin të zhytet përsëri në kaos.

Ish-nënpresidenti Gore tha se veprimet e presidentit Bush e kanë lënë vendin edhe më pak të mbrojtur nga sulme të mundshme.

Duket se intervistat e zotit Gore po përkojnë me përpjekjet për t’u rishaqur në publik, ndërkohë që ai studion mundësinë për të konkuruar pësëri për postin e presidentit në vitin 2004. Zoti Gore ka thënë se do ta marrë vendimin nga fundi i këtij viti. //kk//

XS
SM
MD
LG