Lidhje

Përsëri paralajmërim për amerikanët - 2002-11-21


Shtetet e Bashkuara përsëritën një paralajmërim për të gjithë amerikanët që udhëtojnë jashtë, pas kërcënimeve të reja nga rrjeti terrorist al-Kaida i Osama bin Ladenit.

Paralajmërimi i djeshëm nga Departamenti Shtetit pason transmetimin e kasetës javën e kaluar që besohet të jetë regjisturar nga Osam bin Ladeni, i cili lavdëron sulmet e fundit terroriste në Moskë, Bali dhe Lindjen e Mesme.

I shqetësuar rreth sulmeve të mundshme kundër amerikanëve jashtë vendit, Washingtoni bëri një paralajmërim të ngjashëm dy javë para ekzekutimit javën e kaluar të një pakistanezi, i cili kishte vrarë dy punonjës të CIAs në vitin 1993.//kk//

XS
SM
MD
LG