Lidhje

Shqipëri: financimet për një termocentral të ri, në rrezik - 2002-11-22


”Financimi për ndërtimin e një termocentrali të ri në qytetin e Vlorës mund të rrezikohet për shkak të humbjeve të larta në rrjetin energjitik dhe mospagesën e energjisë”.

Drejtori Rajonal i Bankës Botërore, Christian Portman, deklaroi të premten në Tiranë se është i pakuptimtë ndërtimi i burimeve të reja, kur nuk menaxhohen ato ekzistuese.

Kriza energjitike në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar dhe aktualisht në të gjithë vendin aplikohen kufizime të mëdha të furnizimit të popullatës. //kk//

XS
SM
MD
LG