Lidhje

Rumsfeld: Hemisfera Perëndimore po ballafaqohet me një numër kërcënimesh të vjetra dhe të reja - 2002-11-24


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Hemisferës Perëndimore u takuan këtë muaj në përpjekje për të bashkëpunuar më nga afër mbi çështjet e sigurimit dhe diskutuan mbi mënyrat se si ti mbrojnë demokracitë e tyre në një botë të kërcënimeve të reja. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, përfaqësoi Shtetet e Bashkuara në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të hemisferës perëndimore, i cili u mbajt në Santiago të Kilit. Zoti Rumsfeld vuri në dukje se ndërsa vetëm 14 vende në hemisferen perëndimore konsideroheshin demokratike kur ai ka sherbye si sekretar i mbrojtjes para 25 vjetësh, sot pothuajse e gjithë hemisfera ka përqafuar parimet e demokracisë.

“Hemisfera jonë po ballafaqohet me një numër kërcnimesh të vjetra” tha sekretari i Mbrojtjes, Rumsfeld; ”Drogat, krimi i organizuar, trafiku ilegal i armëve, rrëmbimi i pengjeve, pirateria dhe pastrimi i parave, si deh me kërcnimet e reja siç janë krimet nëpërmjet internetit dhe terroristë ende të panjohur, të cilët mund të dalin pa paralajmërim.

Ngjarjet pas 11 shtatorit të vitit të kaluar e kanë bërë të qartë se terroristët nuk respektojnë kufij. Siç tha sekretari Rumsfeld “Ne të gjithë po punojmë për të konsoliduar procesin demokratik të rajonit, të përcaktojmë përparsitë ushtarake në shoqëritë tona demokratike; të identifokojmë dhe t’i kuptojmë më mirë kërcnimet e reja të shekullit 21 dhe të transformojmë aftësitë tona ushtarake për të përballuar këto kërcnime të reja.”

Shtetet e Bashkuara janë mirënjohse për mbështjen e fqinjve të tyre në luftën kundër terrorizmit. Vendet e rajonit janë të vetë-dijshme se sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara ishin sulme kundër gjithë hemisferës perëndimore. Madje në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të hemisferës 10 ditë mbas sulmit të 11 shtatorit iu bë thirrje vendeve antëare që të mernin masa të efektshme për t’u mohuar grupeve terroriste aftësinë për të vepruar brënda terroritoreve të tyre dhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Në takimin e vitit të kaluar të nivelit të lartë të vendeve të hemisferës perëndimore, Presidenti George W. Bush përshkroi vizionin e tij të një hemisfere ku lulzon ”demokracia, begatia dhe sigurimi. Siç tha se edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donal Rumsfeld ”Sigurimi është themeli i atij vizioni, themeli bazë pa të cilin demokracia dhe begatia nuk mund të arrihen. Liria dhe begatia e popujve tanë varet nga aftësia për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta. Ne këtë gjë mund ta arrijmë vetëm nëse bashkëpunojmë nga afër.”

//ze//

XS
SM
MD
LG