Lidhje

Ligjvënësi Graham: njoftimet për parŕ saudite dhënë rrëmbyesve të 11 shtatorit tregojnë se një rrjet i financuar mirë mund të ekzistojë në SHBA - 2002-11-24


Ligjvënësi njohur amerikan, Bob Graham, nga Florida, tha se njoftimet, sipas të cilave familja mbretërore saudite mund t’u ketë dhënë para rrëmbyesve të aeroplanëve që u përdorën në sulmet e 11 shtatorit, tregojnë se një rrjet terrorist i financuar mirë mund të ekzistojë ende në Shtetet e Bashkuara.

Senatori Graham tha të djelën se një rrjet i tillë mund të bëjë të mundur një valë tjetër sulmesh terroriste. Zyrtarë sauditë dhe amerikanë po bëjnë hetime nëse nga një dhuratë bamirësie e dhënë nga bashkëshortja e ambasadorit saudit në Shtetet e Bashkuara, princesha haifa al-Faisal, mund të kenë përfituar tërthorazi 2 prej rrëmbysve të aeroplanëve.

Megjithatë një zyrtar i lartë i politikës së jashtme saudite në Rijad tha të djelën se ”është çmënduri të mendohet që princesha të ketë mbështetur në ndonjë mënyrë terroristët”. //az//

XS
SM
MD
LG