Lidhje

Francë: shoferët e kamionëve bllokojnë autostradat - 2002-11-25


Shoferët e kamionëve në Francë po bllokojnë të hënën rrugët dhe autostradat në gjithë vendin për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth pagave.

Autoritetet thonë se shoferët kanë ngritur rreth 20 barrikada në Marsejë, Lilë dhe qytete të tjera. Shoferët në disa zona thuhet se po pengojnë automjetet të shkojnë në dyqane dhe aeroporte.

Qeveria franceze paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime të ashpra nëse grevat e vënë në rrezik ekonominë kombëtare. Njoftohet se policia po ruan rafineritë e naftës dhe objekte të tjera kyçe.

Dy sindikatat më të mëdha të shoferëve të kamionëve nuk e kanë pranuar një ofertë për rritje rroge prej 14 për qind, gjatë një periudhe tre vjeçare. //kk//

XS
SM
MD
LG