Lidhje

Kalendari historik 26 nëntor - 2002-11-26


Më 26 nëntor 1832, qyteti i Nju Jorkut filloi programin e parë kombëtar të transportit masiv, me përurimin e shërbimit të trolejbusëve. Trolejbusët ishin karroca të tërhequra me kuaj, të ngjashme me ato të Parisit, në Francë. Karrocat kishin rrota prej druri dhe mund të transportonin deri në 30 udhëtarë. Brenda disa vjetësh nëpër rrugë u vendosën shina dhe karrocat u pajisën me rrota që mund të ecnin mbi shina. Ky lloj shërbimi, që administrohej nga qyteti, e bënte më të lehtë udhëtimin për pasagjerët. Trolejbusët u bënë aq popullorë saqë rrugët e tyre u shtrinë në gjithë qytetin. Sistemi i rrugëve të trolejbusëve shumë shpejt filloi të përdorej si standard në bazë të të cilit vlerësoheshin qytetet amerikane. Aty nga viti 1900, në Shtetet e Bashkuara kishte rreth 32 mijë kilometra rrugë shinash për trolejbusë. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore, kjo shifër u rrit në 72 mijë kilometra.

Më 26 nëntor të vitit 1922, lindi në Minneapolis të shtetit Minnesota, karikaturisti Charles Schulz. Schulz u bë i njohur me një tregim vizatimor komik për fëmijë të titulluar Peanuts(Çikërrima). Personazhet e tregimit, si Charlie Brown, Lucy, Linus dhe Qeni Snoopy, shpesh flasin si të rritur. Schulzit i kishte lindur dëshira për t’u bërë karikaturist që në moshë të vogël. Ai nuk kishte kryer studime për art, me përjashtim të një kursi me korrespondencë që kishte ndjekur në një shkollë arti në Minnesota. Në vitin 1948 revista Saturday Evening Post botoi disa nga veprat e Schulzit. Më 1950 United Feature Syndicate bleu një tregim komik, që ai e kishte titulluar “Li’l (little) Folks”dhe e botoi me emrin Peanuts. Peanuts, që botohej çdo ditë në gjithë botën në shumë gjuhë të ndryshme, shërbeu si burim frymëzimi për filma vizatimorë televizivë, filma kinematografikë, një operetë dhe një numër të pafund kartolinash me personazhet e tregimeve komike të Schulzit. Zoti Schulz vdiq nga kanceri vitin e kaluar.// lk //

XS
SM
MD
LG