Lidhje

Kalendari  historik 24  nëntor - 2002-11-26


Më 24 nëntor të vitit 1963, u vra Lee Harvey Oswald, personi i akuzuar për vrasjen e presidentit John F. Kennedy. Policia e qytetit Dallas të shtetit Teksas, po e shoqëronte Oswaldin nëpër katin përdhes të ndërtesësë së policisë, për ta çuar atë në një burg më të sigurtë, kur Jack Ruby, drejtor i një klubi nate, doli nga radhët e turmës së gazetarëve dhe fotoreporterëve dhe e vrau Oswaldin. Miliona amerikanë ishin dëshmitarë të vrasjes së Oswaldit nga Ruby, gjatë transmetimit direkt me televizion.

Oswaldin e çuan shpejt në të njëjtën dhomë të urgjencës së spitalit ku dy ditë më parë kishte vdekur presidenti Kennedy, por ai vdiq brenda dy orësh. Jack Ruby u gjykua për vrasjen e Oswaldit dhe u dënua me vdekje, por ai vdiq nga kanceri, para ekzekutimit të tij. Vrasja e Oswaldit nga Ruby dhe vetë vdekja e Rubit, shaktuan spekullime, të cilat nuk u provuan anjëherë, se Ruby ishte pjesë e kompllotit për vrasjen e presidentit Kennedy. Më 24 nëntor të vitit 1832, sipas legjislacionit të shtetit të Karolinës së Jugut, shfuqizohej taksa federale ndaj pambukut, që dikur kishte qenë prodhimi kryesor i këtij shteti. Ky ishte një shembull konkret i të ashtuquajturit shfuqizim ligjesh që do të thonte se shtete të veçanta kishin të drejtën të mos përfillnin ligje federale, me të cilat nuk ishin dakord. Ligjvënësit e Karolinës së Jugut thanë se taksa fedarale ndaj pambukut do të shkaktonte falimentimin shumë prej fermerëve. Tri javë më vonë, presidenti Andrew Jackson, i cili edhe vetë ishte nga shtetet e jugut amerikan, tha se nëse Karolina e Jugut nuk e përfill këtë ligj, ai do të dërgonte atje trupa për mledhjen e taksave, për të arrestuar udhëheqësit e lëvizjes për shfuqizimin e ligjit dhe nëse ishte e nevoja, t’i ekzekutonin ata me varje nën akuzat për tradhëti.// lk //

XS
SM
MD
LG