Lidhje

Kina nuk lejon hyrjen e informacionit të lirë në vend - 2002-11-26


Qeveritë që nuk duan që popujt e tyre të dëgjojnë radiot e huaja, nganjëherë qëllimisht pengojnë transmetimin e tyre. Kjo do të thotë që ata vendosin zhurmues, ose transmetojnë një tjetër program në të njëjtën frekuencë me atë të radios së huaj. Për të prishur zhurmuesin, radiove të ndryshme u duhet të transmetojnë në frekuenca të shumëfishta, që ndryshojnë, apo të fuqizojnë së tepërmi sinjalin e tyre.

Ndër radiot që transmetojnë në gjuhë të huaja në Shtetet e Bashkuara, janë Zëri i Amerikës dhe Radio Azia e Lirë. Të dyja këto radio, transmetojnë programe në gjuhën mandarine, që flitet nga shumica e kinezëve. Ato gjithashtu transmetojnë edhe në gjuhën kantoneze dhe tibetiane. Radio Azia e Lirë transmeton edhe në gjuhën Uighur, që flitet nga miliona kinezë myslimanë.

Në përpjekje për të bllokuar transmetimin e këtyre radiove, qeveria kineze i ka vënë zhurmues Zërit të Amerikës që në vitin 1989 dhe Radios Azia e Lirë, që kur ajo filloi transmetimin e saj, në vitin 1996. Siç e tregojnë qartë vëzhgimet e programeve, zhurmuesi ka ardhur duke u forcuar gjatë dy vjetëve të fundit, veçanërisht për programet në gjuhën tibetiane. Veç kësaj, Kina ka bllokuar edhe faqet kompjuterike të Zërit të Amerikës dhe Radios Azia e Lirë, si dhe shërbimet e tyre të E-Mailit.

Për të prishur zhurmuesit, Zëri i Amerikës dhe Radio Azia e Lirë përdorin transmetues të fuqishëm dhe i japin programet në frekuenca të shumëfishta. Si rezultat, një numër i madh kinezësh vazhdojnë t’i dëgjojnë programet e tyre; por kjo kushton shumë, si për Shtetet e Bashkuara, edhe për Kinën. Sipas vlerësimeve, nëse zhurmuesi do të ishte hequr, Shtetet e Bashkuara mund të kursenin rreth gjysmën e më tepër se 9 milionë dollarëve që shpenzojnë çdo vit për transmetimin e programeve të tyre në Kinë; dhe ngaqë zhurmuesi është në një farë mënyre po aq i kushtueshëm sa edhe transmetimi i programeve, Kina gjithashtu mund të kursejë shumë para. Dëgjuesit kinezë të radios dhe përdoruesit e Internetit, të mërzitur nga ky veprim i qeverisë, duhet t’i bëjnë pyetjen vetes: përse qeveria e tyre vazhdon të shpenzojë burimet e pakta të Kinës, në përpjekje për të mos u dhënë atyre informacionin e nevojshëm? Kjo është pikërisht më e çuditshme, kur është fjala për zotimin për shkëmbime falas dhe transparencë që Kina ka bërë në lidhje me pranimin e saj këtë vit në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Por, megjithë vendosjen e zhurmuesit nga ana e Kinës, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i mbajnë premtimet për lejimin e informacioneve të lira në vend. Shtetet e Bashkuara nuk ndërhyjnë në transmetimin e radios qveritare të Kinës me valë të shkurtëra, si dhe në një numër stacionesh të tjera që transmetojnë në valë të shkurtëra dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara. Televizioni qeveritar i Kinës, C-C-T-V mund të shihet në shumë stacione televizive të Shteteve të Bashkuara. Vendosja e zhurmuesit ndaj radiove ndërkombëtare përbën një shkelje ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Në këtë deklaratë, të miratuar në vitin 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, thuhet se ”Gjithësecili ka të drejtën për të kërkuar, marrë dhe përhapur informacionin dhe idetë nëpërmjet çdo mjeti të shtypit, pa kufi.” Qeveria kineze t’i mbante prej kohësh premtimet e bëra, për të lejuar informacionin e lirë në vend.// lk //

XS
SM
MD
LG