Lidhje

Kina mohon transferimin e sistemeve të radarëve të prodhimit ukrainas në Irak - 2002-11-26


Kina mohon se ka pasur ndonjë rol në trasnferimin e sistemeve radarësh të prodhimit ukrainas në Irak.

Ministria e Jashtme kineze thotë se Pekini ka respektuar me përpikmëri rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Irakun, përfshirë ndalimin e shitjes së pajisjeve ushtarake.

Komentet e qeverisë kineze u bënë një ditë pasi hetuesit amerikanë dhe britanikë thanë se eksiztojnë mundësi të besueshme që Ukraina të ketë dërguar sisteme radarësh në Irak nëpërmjet një pale të tretë.

Ukraina i ka hedhur poshtë këto akuza, por nuk lejon hetuesit të shqyrtojnë dokumentat në lidhje me katër sisteme radarësh që ata thonë si i janë shitur Kinës.

//rd//

XS
SM
MD
LG