Lidhje

Punonjësit francezë të sektorit publik në grevë për rritje pagash - 2002-11-26


Punonjësit francezë të sektorit publik, që protestojnë kundër planeve të qeverisë për shkurtimin e pagave dhe të përfitimeve, janë hedhur sot në greva në gjithë vendin dhe kanë në plan të organizojnë një demonstratë të madhe në Paris.

Grevat po pengojnë udhëtimet ajrore dhe shërbimet e transportit publik. Kontrollorët e trafikut ajror filluan një grevë 32 orëshe të hënën, duke detyruar shoqërinë ajrore Air France dhe një numër linjash të tjera të huaja të anulonin fluturimet.

Njoftohet se transporti publik u godit më rëndë në qytetet Marsej, Bourdeaux dhe Toulouse. Greva preku gjithashtu edhe disa linja të metrosë së Parisit.

Më shumë se 50 mijë punonjës pritet të marrin pjesë në demonstratën e Parisit në mbështetje të kërkesave për përmirësimin e sistemit të pensionit dhe për të protestuar kundër shkurtimit të vendeve të punës dhe planeve për privatizim.

XS
SM
MD
LG